Kryeministri Edi Rama ka uruar i pari nga politikën Ditën Kombëtare të Rinisë, 8 dhjetorin. Në një status në “Facebook” Rama publikon një video promovuese të turizmit nëpër të gjithë Shqipërinë dhe uron 8 dhjetorin.
Kujtojmë se shpallja e 8 dhjetorit Ditë dhe festë Kombëtare ishte një iniciativë e Partisë Demokratike.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë pjesëz të bukurive mbresëlënëse të Shqipërisë, ju uroj GËZUAR DITËN E RINISË 👍”, shkruan Rama.
8 dhjetori është Dita kombëtare e Rinisë, një ditë që shënon dhe 24-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë të protestave paqësore që sollën pluralizmin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.