Ish-drejtori për Ballkanin në BE: Vetting-u është vonuar!

0
680

Ish-drejtori për Ballkanin në BE, Reinhard Priebe, i ka mëshuar faktit se Vettingu është vonuar së tepërmi. Në një intervistë për “Klan Plus”, ai tha se ka qënë një hap i madh dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë dhe se është normale që pritet me padurim hapja e negociatave.

Ka qenë një hap i madh përpara dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë në vitin 2014. Është normale që vendi juaj me padurim pret hapjen e negociatave. Unë mendoj që është pak herët të parashikojmë çfarë do të ndodhë me këtë çështje në verën e vitit që vjen. Si ju e dini do të ndodhin zhvillime të rëndësishme në BE. Në Gjermani, qeveri e re pritet të krijohet, nuk dihen zhvillimet me Brexit, prandaj është e vështirë të parashikohet. Ka rëndësi që vendimi të merret një muaj më parë, apo më vonë nuk ka rëndësi”.

Si e vlerësoni ju procesin e Vettingut?

Reforma në Drejtësi është një proces transformues i sistemit aktual. Sa më shumë vite kohë të marrë procesi i zgjerimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera, aq më shumë njerëzit këtu janë bindur se sa esenciale është ndërtimi i një drejtësie të pavarur dhe funksionale për demokracinë në vend. Është me rëndësi që të shpejtohet procesi i Vettingut që është vonuar në mënyrë të konsiderueshme deri tani.

Mund të përbëjë kultivimi i drogës një problem për integrimin?

Unë mendoj se nuk duhet të ketë kultivim të drogës në asnjë vend evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here