Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u prit në një takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptarëve, Elliot Engel.
Takimi u fokusua në zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.
Kryemadhi duke u ndalur tek marrëdhenjet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhënë ndër vite një ndihme të jashtezakoshme historike për Shqipërinë që ajo të kaperceje me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedh hapa të sigurte drejt zhvillimit.
“SH.B.A eshte aleati yne me i madh strategjik dhe ka nje rol te pazevendesueshem ne historine, te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise” – tha kryetarja e LSI-se.
Gjithashtu Kryemadhi beri nje ekspoze sintetike te situates aktuale politike ne vend duke vene theksin tek problematika e kanabizimit, te trafiqeve, si dhe luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Kryemadhi foli edhe per domosdoshmerine e avanciimit te zbatimit rigoroz te reformes ne drejtesi. “Zbatimi i reformes ne drejtesi ka rendesi jetike per qytetaret shqiptare dhe klasa politike ka pergjegjesi madhore per te mos humbur me kohe ne kete proces”.
Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vleresoi miqesine e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tane. Ai konfirmoi mbeshtetjen e SH.B.A ne proceset e metejshme demokratizuese ne Shqiperi si dhe vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon si nje faktor stabiliteti dhe paqeje.Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme per Shqiperine do te kene gjithmone mbeshtetjen e SH.B.A.