Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj dy ambasadorëve të huaj në vendin tonë, atij të SHBA-ve, Donald Lu, dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.
Pas deklaratave të bëra sot nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, Manjani ka shkruar në rrjetet sociale se, ambasadorët nuk mund të vendosin për çështje që i përkasin shtetit shqiptar.
“Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!”, shkruan ish-ministri Manjani në rrjetin social “Twitter”.