Kryetarja e LSI-së,Kryemadhi: 8 Dhjetori është një ditë e madhe! 

0
796

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me 8 Dhjetorin, që përkon me Lëvizjen Studentore të vitit 1990, që shembi regjimin komunist.

 

 

Në një postim në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Kryemadhi tha se data 8 Dhjetor ishte shkëndija e parë në qiellin e errësuar të shoqërisë shqiptare. Mes të tjerash Kryemadhi pohoi se edhe sot sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë. Kujtojmë se Kryemadhi aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA.

MESAZHI I KRYEMADHIT
8 Dhjetori është një ditë e madhe! 👊🏻👍🏻
Data 8 Dhjetor ishte shkëndija e parë në qiellin e errësuar të shoqërisë shqiptare.
Ishin të rinjtë ata të cilët me fuqinë e ëndrrave të tyre, nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, besuan dhe mundën të thyenin vargonjtë e frikës për të jetuar në një Shqipëri të lirë. 🗣🗣
Sot sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë!
Tek ata kërkojmë frymëzimin për të punuar e jetuar demokracinë dhe lirinë e ëndërruar në tokën amë! 🙏🏻
24775259_1461447770634627_4136186841961138232_n

24796467_1461448287301242_7456247847454527473_n

24852080_1461447830634621_6454202277490876546_n

24862425_1461447510634653_4287792776556213784_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here