Lëvizja e Dhjetorit, “Dita Kombëtare e Rinise”, edhe idealet e  8 dhjetorit 1990 u manipuluan nga kasta politike

0
4587

Me thirrjen “ E duam Shqipërinë si e Gjithë Europa”, 27 vite me pare ne mbremjen e 8 dhjetorit 1990, filloi levizja studentore ne qytetin Studenti, e cila ka hyre ne historine e re te Shqiperise si Levizja e Dhjetorit, qe shenoi fundin e regjimit 46 vjeçar komunist dhe legalizimin e pluralizmit politik. Nisur nga rendesia dhe mesazhi i asaj dite, Kuvendi i Shqiperise ne Vitin 2009, e shpalli  8 dhjetorin feste zyrtare duke e emertuar “Dita Kombetare e Rinise”.  Levizja e studenteve te dhjetorit 1990 me protagonistin e saj kryesore, Azem Hajdarin, qe detyroi brenda 3 ditesh shtetin qe te dorezohet dhe ti hapi rrugen formimit te forcave te reja politike, kulmoi me krijimin e Partise Demokratike, e cila me pas do te pasohej me dhjetra forca te tjera politike. Krahas studenteve nga e gjithe Shqiperia, pjese e rendesishme e kesaj levizje ishin edhe studentet nga Shkodra si Arben Broci, Deshmor i Demokracise, Shinasi Rama, Tefalin Malshyti, Arben Lika e tjere, te cileve, pavaresisht zhvillimeve qe kane ndodhur gjate ketyre 27 viteve, nuk mund te mos u shprehet mirenjohje. Ajo ishte nje levizje e permasave te tilla politike qe hapi nje epoke te re ne Shqiperi, epoken demokracise, lirise se fjales dhe organizimit politik e shoqeror, ashtu si te gjithe vendet demokratike te botes. E verteta historike tregon se frymezim per levizjen politike te 8 dhjetorit 1990, ishin bere edhe disa ngjarje qe kishin ndodhur me pare ne Shkoder duke filluar me janarin e atij viti, ne Kavaje e Kuçove, hapja e ambasadave me 2 korrik e tjere, ku kishin shperthyer hapur demonstrime kunder regjimit komunist. Kjo do te thote se stundentet nuk u ngriten ne protesta me 8 dhjetor ne nje terren te zbrazet, por ne nje terren ku ziente zemerimimi mbarepopullor per ndryshimin e madh, ndaj dhe suksesi i asaj levizje as qe mund te vihej ne dyshim. Fakti qe vitet e me vonshme do te shoqeroheshin me zhgenjim per te mberritur deri ne ditet e sotme, nuk eshte pergjegjesi e levizjes se dhjetorit 1990, por e asaj kaste politike qe mesazhin e studenteve dhe gjithe shqiptareve per demokraci e rreshtimin me Perendimin, e manipuluan per interesa klanore e korruptive. Por ky zhgenjim nuk mund ta zbehi aspak rendesine qe ka perkujtimi i asaj levizjes epokale ne Historine e Re te Shqiperise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here