Pervjetori i “Oratorit don Bosko”, Huba: Te mbeshtesim rinine, tek ajo e ardhmja e vendit

0
1056

Përmes një aktiviteti të larmishëm ku nuk munguan animacionet, këngët dhe vallet, “Oratori don Bosko” në Shkoder ka festuar 8 dhjetorin, përvjetorin e 176-te te themelimit të tij.

Një atmosferë e veçantë është dhuruar për fëmijët Shkodranë në pedonalen “Kolë Idromeno”, ndërsa drejtuesi i kësaj qendre rinore don Bledar Huba shpjegon hapat e parë të kësaj date të shënuar për mbarë komunitetin salezian. Ai thotë se besimi tek rinia, i shërben të tashmes dhe të ardhmes.

Shoqata Saleziane e Don Boskos mbërriti në Shqipëri, fillimisht në Shkodër, në shtator të vitit 1992 dhe më pas në Tiranë dhe këtë vit festoi 25 vjetorin e prezencës së saj në vendin tonë. Vit pas viti janë  zhvilluar aktivitetet e Qendrës me të vetmin qëllim: për të trajnuar dhe për të edukuar të rinjtë, fëmijët dhe adoleshentët, me vëmendje të veçantë për grupet vulnerabël, për t’i rritur si qytetarë të ndershëm dhe besimtarë të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here