Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Fill pas mbledhjes, kreu i Qeverisë ka komunikuar vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave, pjesa më e madhe e të cilave konsistojnë për projekte dhe investime në Shkodër.
Në konferencën për shtyp, kryeministri Rama tha se në mbledhjen e sotme është vendosur shpallja e Thethit si zonë historike.