Ruçi takon kryetarin e Dhomës së përfaqësuesve në SHBA: Mirënjohje për mbështetjen tuaj

0
773

Kreu i Kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi është takuar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

Më pas ai ka zhvilluar edhe një takim me kryetaren e demokratëve, Nancy Pelosi.

“Kemi mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin tuaj personal ndaj Shqipërisë. Është dëshira ime dhe e Parlamentit shqiptar që ju të vizitoni Shqipërinë,” iu drejtua Ruçi Pelosi-t.

Nga ana e saj, kryetarja e demokratëve tha se Shqipëria është një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan.

“Do të jetë një kënaqësi të vizitoj Shqipërinë,” u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here