Turizmi i aventurës, Rama: Me këtë potencial që kemi, ditët më të mira po na presin

0
749

Në “Ditën e Rinisë” kryeministri Edi Rama mori pjesë në panairin e parë të sporteve të aventurës, që sipas tij do të ofrojë më shumë punësim e më shum sport për të rinjtë.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një vend me potencial të madh për ta shfrytëzuar turizmin e aventurës.

Duke qenë një nga destinacionet kryesore të botës, Rama tha se kjo risi do të na sjellë më shumë mundësi për të ardhmen.

“Është shumë domëthënëse që 4 në 10 turistë në botë, zgjedhin turizmin e aventurës. Shqipëria është i pesti vend në Europë për potencialin për të zhvilluar turizmin e aventurës. Dua t’i shpreh mirënjohjen atyre që janë praktikues dhe zhvillues të këtij turizmi, dhe do i siguroj që ne do jemi në mbështetje të tyre si asnjëherë më parë.

Shqipëria duhet të përfitojë si një nga destinacionet kryesore të botës, por dhe si vend me specifika të posacme që na japin ne mundësi për të ardhmen.

I shpreh falenderimin të pranishmëve, përveç bilbilave, për të cilët më vjen mirë që ikën, i shpreh falenderim përfaqësueve të përfshirë në këtë aktivitet të turizmit të aventurës.

“Shtëpia e shqiptarit i përket në fillim Zotit, pastaj mikut, e më pas e banorit të vet,” tha një professor pasi vizitoi Shqipërinë.

Edhe falë turizmit të aventurës ditët më të mira i kemi përpara. Suksese në aktivitetet e vitit të ardhshëm. Të çojmë në një nivel tjetër këtë potencial të madh,” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here