Zyrtare/ “Europiani 2020” do të luhet në 12 vende, ndeshja hapëse në Romë, finalja në Londër

0
974

Ndeshja hapëse e Europianit të 2020 do të zhvillohet në Itali, në stadiumin “Olimpico” të Romës. Komunikimi zyrtar është dhënë pas një mbledhje të mbajtur ditën e enjte nga UEFA në Nion. Kjo do të jetë hera e parë që kampionati Europian do të zhvillohet në disa vende të ndryshme. Faza finale e 2020, nuk do të jetë vetëm në një vend, por në 12 vende të ndryshme europiane. Gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në “Uembli” të Londrës. UEFA ka vendosur që ndeshjet e fazës së grupeve të zhvillohet në dy qytete të ndryshme.
Grupi A : Roma dhe Baku
Grupi C : Shën Petersburg dhe Kopenhagen
Grupi D : Londër dhe Glasgou
Grupi E: Bilbao dhe Dublin
Grupi F : Mynih dhe Budapest
UEFA ka njoftuar se 7 ndeshje do të luhen në Londër, për shkak se “Eurostadiumi” në Bruksel nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga Komiteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here