Zytari i lartë i Partisë Demokratike njëkohësisht anëtar i kryesisë, Kreshnik Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në “Report Tv” ka lëshuar akuza të forta për ministrat e kabinetit Rama.
Çollaku tha se disa ministra aktualë dhe tre kryebashkikë janë kapur nga shërbimet policore partnere të përfshirë në trafikun e drogës.“Kemi përgjimet të agjensive tona e të huaja që kanë kapur ministra të kësaj qeverie të përfshirë në trafik droge. Janë 4 ministra dhe 3 kryetarë bashkie”,- u shpreh Çollaku.
Më tej në fjalën e tij Çollaku ka paralajmëruar se Partia Demokratike disponon fakte rreth kësaj çështje, të cilat do t’i publikojë në janar.