Gjoka: Lojtarët dhanë maksimumin por presioni për…

0
922

Skuadra e Vllaznisë humbi me rezultat 2-0 kundër Flamurtarit, dhe ky rezultat nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Ernest Gjoka, i cili në një prononcim për mikrofonin e “SuperSport” është shprehur se lojtarët dhanë maksimumin por presioni për pikë po i penalizon.

Futbollistët e mi, pavarësisht humbjes, dhanë maksimumin në këtë terren. Humbja na vret, dhe nuk pranohet. Vazhdojmë të gabojmë në goditje standarte.

“Mendoj se është presioni i pikëve që ndikon. Në momentin që duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive, nuk arrijmë ta bëjmë.

“Kam 1 muaj e 10 ditë këtu. Ka ndryshim, pasi kemi dalë më shumë para portës. Kështu e shoh unë. Ju mund të keni mendimin tuaj.”- u shpreh tekniku i shkodranëve Ernest Gjoka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here