Kombëtarja e femrave fiton ndaj Bullgarisë, një dygolësh nga…

0
931

Një dygolësh nga futbollistja Sara Maliqi i kanë mjaftuar skuadrës kombëtare të femrave të marrë fitoren e parë në miqësoren e  zhvilluar sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bullgarisë. Nga një gol në cdo pjesë dhe vajzat e Grimës marrin një sukses, edhe pse ishte thjesht një ballafaqim miqësor.

Një ndeshje e cila u dominua nga skuadra shqiptare e femrave e cila jo vetëm arriti të administronte avantazhin pas golit të parë por edhe të ndalte lojtaret bullgare të sulmonte portën.

Pas fitores, trajneri Grima shprehu eloze për ekipin e tij

Një fitore që na vlen. Kemi punuar shumë edhe gjatë eleminatoreve por nuk kemi mundur të transmetojmë dot më të mirën në fushë. Nëse vazhdojmë në këtë ritëm besoj se rezultatet do të vijnë“,- theksoi Grima nga Sofja për faqen zyrtare të FSHF.

Takimi i ardhshëm me përfaqësuesen bullgare do të luhet në datë 12 dhjetor, ora 11.00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here