Me sa duket kjo shprehje e famshme popullore është e vërtetë e sidomos në rastin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Pas mbledhjes së djeshme të qeverisë në Shkodër, Ministri Bushati ka kaluar një mbrëmje festive në shoqërinë e miqve. Ai është regjistruar teksa këndon një këngë të njohur shkodrane, “Pranvera filloi me ardh’”.
E me sa duket jo vetëm në politikë, por Bushati ia thotë mirë edhe për të kënduar, sidomos këngët e origjinës së tij, Shkodrës.