Saturday, April 20, 2024
Home Kronika Profil/ Kush ishte Aleksandër Ndoka i vrarë me automatik pranë banesës së...

Profil/ Kush ishte Aleksandër Ndoka i vrarë me automatik pranë banesës së tij

0
2362

Aleksandër Ndoka i ekzekutuar me breshëri automatiku në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pranë banesës së tij ishte emeruar drejtor i IKMT për veriun dy muaj më parë, si dhe anetarë i Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Ndoka është baba i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve dhe që nga viti 2015 ishte zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, përfaqësues i “Partia Rruga e Lirisë”.

Ai rezulton një person pa precedentë penalë, të paktën kështu thuhet në formularin e dekriminalizimit, që ai ka dorëzuar në KQZ për të vijuar detyrën si Këshilltar Bashkiak.

Mësohet se Ndoka ka dhe një lokal pranë banesës ku jetonte me familjen.

Policia ende nuk ka detaje rreth autorëve, ndërkohë që forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po krehin zonën.

Nuk dihen motivet e vrasës së ndodhur gjatë natës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here