Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër sot ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit.
Nga ana tjetër të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër janë ngritur në protestë kundër qeverisë. Me pankarta në duar “Qeveria e krimit”; “Qeveria e drogës”; “Qeveria e plehrave” të rinjtë kanë marshuar në rrugët e qytetit para kinemasë ku mbahet edhe takimi i KKT-së.
Përveç thirrjeve protesta ka qenë paqësore, ndërsa kishte të pranishëm edhe forca të shumta policie.