Skandali ‘Rapiscan’, Balla: Ryshfeti për Berishën turpëron Shqipërinë

0
943

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e korrupsionit të kompanisë “Rapiscan”, duke ritheksuar se përfshin në mënyrë direkte ish-kryeministrin Berisha.

Përmes një statusi në Facebook, Balla ka cituar agjencinë e lajmeve “Bloomberg” që sipas tij ka zbardhur skemën e ryshfetit dhe përgjegjësia bie mbi ish-kryetarin e PD.

“Investigimi i “Bloomberg” ka zbardhur skemën e ryshfetit. “OSI Systems/Rapiscan”, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas ka shitur 49% të aksioneve tek një kompani shqiptare fantazmë. Vlera e aksioneve prej 122.5 milionë dollarësh u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm 4 dollarë”, ka thënë Balla.

Balla ka nënvizuar se provat janë mbi tryezën e prokurorisë prej vitit 2013 dhe ka shtuar se pret që prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj.

Statusi i plotë i Ballës:

Televizioni amerikan “Bloomberg”, rrjeti më i madh i financave në botë dhe më pas media të tjera amerikane, konfirmuan një skandal të madh korrupsioni, të cilin ne e kemi denoncuar prej ditës së parë.

Investigimi i Bloomberg ka zbardhur edhe skemën e rushfetit.  OSI Systems/Rapiscan, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani fantazëm shqiptare.

 Vlera e aksioneve me vlerë 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë.  Sipas punonjësve të OSI Systems të cituar, gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit shqiptar dhe kompanisë amerikane, iu kalua në formë ryshfeti ish-kryeministrit të Shqipërisë deri në vitin 2013 Sali Berisha dhe të afërmëve të tij.

Provat janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. Pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, presim që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here