Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul ka koemntuar progresin e Shqipërisë në BE.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Joseph Daul thotë se droga e ardhur nga Shqipëria është kthyer në një problem serioz për Shqipërinë që mund t’ia pengojna asaj rrugën drejt Unionit Europian.“Aspiratat për Bashkimin Evropian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të ketë sundim të ligjit”,- shkruan ndër të tjera Joseph Daul.
Më poshtë dy postimet e Joseph Daul në Tëitter:
“Krimi dhe droga në Shqipëri janë një problem i madh që pengon rrugën e Evropës. Përpjekje reale duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, shkruan ai në postimin e parë.
Mandej Daul e ka theksuar mesazhin e tij përmes një postimi të dytë ku thotë: “Aspiratat për Bashkimin Evropian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të ketë sundim të ligjit, të zbatohet pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit”.