Tuesday, April 23, 2024
Home Politikë Bushati: Zbatimi i reformës në drejtësi garanton mbrojtjen e të drejtave dhe...

Bushati: Zbatimi i reformës në drejtësi garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive

0
646

 

Zbatimi i reformës  në drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive në vend. Kështu u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Bushati tha gjithashtu se miratimi në Kuvend i ligjit për të drejtat e pakicave kombëtare përbën një nga insturmentet më të avancuar në këtë fushë në hapësirën evropaine.

Deklaratë e Ditmir Bushati, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave te Njeriut, përbën një moment të veçantë në kalendarin tonë. Është jo vetëm një ditë kremtimi për trashëgiminë e vyer dhe traditën e shëndoshë që njerëzimi ka arritur në mbrotjën dhe respektimin e të drejtave të njeriut, por, me kalimin e viteve, ajo është kthyer edhe në një moment të rëndësishëm reflektimi.

Sfidat e ndryshme, së pari ato në fushën e sigurisë, vështirësitë ekonomike apo rritmet e zhvillimeve ndërkombëtare vazhdojnë të venë në sprovë shkallën e mbrojtjes dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Çmimi që shoqëritë kanë paguar dhe përpjekjet e mëdha për liri dhe demokraci nuk duhet të lejojnë asnjë erozion të tëdrejtave të individit. Historia ka treguar se kudo, paqja, stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik garantohen realisht vetëm nga demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i plotë i të drejtave të njeriut.

Pikërisht këtë synojmë të arrijmë edhe në Shqipëri: zbatimi i reformës së thellë në drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive në vend. Po ashtu, miratimi së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë i ligjit për të drejtat e pakicave kombëtare përbën një nga insturmentet më të avancuar në këtë fushë në hapësirën evropaine.

Këtë vit Shqipëria mbylli me sukses mandatin e saj të parë si anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, gjatë të cilit kontribuoi, se bashku me vendet partnere për të nxitur e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në botë.

Shqipëria do të mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmirësuar instrumentat që garantojnë të drejtat dhe liritë shoqërore e individuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here