I ekzekutuan të atin, nipi i ish-deputetit të PS lë qelinë për të shkuar në varrim (Detaje)

0
4156

Djali i Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka i ekzekutuar mbrëmjen e së premtes me breshëri plumbash afër banesës së tij, do marrë pjesë në varrimin e të atit.

Samuelit i është dhënë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të qënë sot në orën 13:00 afër familjes në një moment kaq të vështirë.

I riu do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie dhe pas ceremonisë për varrosjen e të atit do të rikthehet sërish në qeli. Po ashtu mësohet se edhe policia e shtetit është angazhuar për të rritur masat e sigurisë në zonë.

PSE U ARRESTUA SAMUEL NDOKA
Djali i Aleksandër Ndokës, Samueli u arrestua më 28 tetor pasi u kap me një pistoletë me 7 fishekë, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Ai dyshohet të ketë marrë pjesë në sherrin me ish-deputetin aktualisht nënkryetar i qarkut të Lezhës, Agustin Marku,i cili u qëllua më 20 tetor me grushte dhe shkelma ndërsa po dilte nga një lokal në këtë qytet.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN ASOKOHE
“Më datë 20.02.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve: K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë. Këta 2 shtetas dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Lezhë, para një lokali, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë nënkryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë. Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në spitalin rajonal Lezhë, shtetasi A.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën”. Dy të rinjtë ishin pikërisht nipërit e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Klajdi Ndoka dhe Samuel Ndoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here