Objektet historike ne shkoder nuk janë të skeduara e për pasojë nuk kanë as informacionin e duhur. Situata e krijuar ka ardhur për shkak se në Shkoder vitet e fundit në këto objekte nuk është vënë dorë, prandaj ministria e kulturës duhet t’i kushtojë më shumë vemendje. Kështu shprehet kryebashkiakja Voltana Ademi, e pyetur mbi degradimin e shumë prej këtyre objekteve, duke shtuar se institucioni që ajo drejton mundohet t’i mirembajë objektët që menaxhon.
Aktualisht në Shkoder monumentet e kulturës të kategorisë së parë dhe jo vetëm kanë probleme sa i përket mirembajtjes apo investimeve të mëdha, pasi një pjesë e tyre nga faktori kohë dhe dora e njeriut kanë pësuar dëmtime.