Miremenaxhimi i kaskades shmangu permbytjet, Ministri i energjitikes Gjiknuri inspekton HEC Vau Dejes

0
760

Shpëtimin e Shkodres nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të ditëve të para të dhjetorit, ministri i energjitikës e lidh me investimin dhe miremenaxhimin e kaskadës së Drinit. Gjatë një inspektimi në hidrocentralin e Vau Dejesit, ku shoqërohej nga numri dy i qeverisë, ai vuri në dukje se KESH po zbaton një program kompleks investimesh që kanë kontribuar në rritjen e efiçensës së prodhimit, rritjen e sigurisë së veprës dhe në përmiresimin e kushteve të punës për personelin.

Serioza dhe jo të vogla në vlerë i quajti këto investime dhe zv/kryeministrja Mesi.

Aktualisht situata në kaskadën e Drinit paraqitet e tillë: Në Fierzë kuota është 273.16 m, Komani 173.26 m dhe Vau Dejësi është 74.89 m.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here