Mbi faturimet, apo keq faturimet e kryera në periudha të ndryshme i kanë kushtuar vendin e punës 16 faturuesve në Shkoder. Ata janë shkarkuar nga OSHEE pas verifikimeve të kryera, në bazë edhe të ankesave që kanë bërë konsumatorët.
Nje nga shqetesimet qe po has ne terren OSHEE eshte tek banesat private, pasi ne shume raste nuk gjenden të kyçura kur faturuesi shkon të kontrollojë matësin. Çelmetaj duke evidentuar kete problem, riapelon qe per cdo problematike mbifaturimi, ti drejtohen kujdesit ndaj klientit
Duke iu referuar viteve te meparshme, sezoni i dimrit, atehere kur edhe ka me shume energji te konsumuar, qytetaret ankohen per mbifaturime. Sipas OSHEE nje gje e tille nuk do te ndodhe kete fundvit.