Friday, April 19, 2024
Home Politikë Politika shqiptare kujton sot 69 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së të...

Politika shqiptare kujton sot 69 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut

0
1356

 

69 vjetori i nënshkrimit të deklaratës universale të të drejtave të njeriut për Presidentin Ilir Meta është një datë që i kuton shteteve dhe qeverive të kthejnë vëmendjen drejt parimeve të këtij dokument. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se të drejtat e njeriut në Shqiëpri shkelen nga Edi Rama i cili ka dhunuar të drejtën e votës. Për këtë ditë përkujtimore u shpreh edhe Ministri Ditmir Bushati i cili theksoi se zbatimi i reformës në drejtësi do të sjellë prosperitet ekonomi tek shqiptarët

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtuan me anë të një statusi në facebook ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Presidenti Meta u shpreh se  fjalët e para të këtij dokumenti janë sërish aktuale për shtetet dhe qeveritë të cilave i kërkohet të kthejnë vëmendjen, kujtesën dhe energjitë në respekt të parimeve detyruese të tij.

Për Luzim Bashën sot duhet të diskutonim për te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve. Por fatkeqesisht, sipas kreut të opozitës, 27 vite pas ardhjes se demokracise, shqiptaret ende nuk zgjedhin dot te lire, nuk gezojne dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojne dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit sepse për Bashën, Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Si shpëtim ndaj gjendjes që përshkroi në statusin e facebookut, kryetari i partisë demokratike, shprehet se bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.”

Edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me anë të një deklarate theksoi se paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik, janë arritur nga respektimi i të drejtave të njeriut. Sipas Bushatit, kjo është ajo që kërkon të arrijë Shqiëpria dhe mënyra për ta arritur është zbatimi i reformës në drejtësi. Shqipëria sipas kreut të diplomacisë do të mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke përmirësuar instrumentat që garantojnë të drejtat dhe liritë shoqërore dhe individuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here