Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri , me ftesë të presidentit Ilir Meta.
Në faqen zyrtare të Presidentit Vujanoviç thuhet se ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama.
“Kjo vizitë e Presidentit Vujanoviç është në funksion të afirmimit dhe avancimit të bashkëpunimit përndryshe të mirë në të gjitha fushat dhe krijimin e marrëdhënieve edhe më gjithëpërfshirëse ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Malit të Zi.