Protesta e FRPD ndaj Kryeministrit, Spahia: Policia te fokusohet tek lufta kunder krimit dhe jo ndaj protestuesve shkodrane

0
934

Deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, denoncon përpjeket e Policisë së Shkodres për arrestimin dhe kërcënimin e të rinjve në protestën e djeshme antiqeveritare.

Spahia: “I bëj thirrje Edvinit, Fatmirit, Hakiut qe ka humbur bashke me Sajmirin dhe drejtuesve te policise te Shkodres, te ndalojne urgjentisht provokime ndaj Shkodres dhe qytetareve te saj.”- tha deputeti Spahiu.

Përmes një postimi në fb, ai i kërkon policisë te fokusohet tek lufta kundër krimit, drogës dhe  trafiqeve te ndryshme që fatkeqësisht ne shume prej rasteve, sipas Bardh Spahisë, drejtohen dhe kontrollohen pikerisht nga drejtues te larte te policise.

Spahia: “Do te ishte me mire qe policia te merrej me gjetjen dhe kapjen e atyre oficereve te larte te policise te implikuar direkt ne kultivimin dhe trafikun e droges,por edhe shume te tjereve qe kane lidhje me krimin e organizuar. I bej thirrje drejtuesve te policise Shkoder dhe gjithe struktures se policise, te rrijne larg provokimeve dhe kercenimeve politike.”

Deputeti demokrat thekson se “shpirtin e lire, fjalen e lire te shkodraneve nuk e ka mposhte dot as diktatura me e eger ne bote ajo e baballareve tuaj, mos e provoni edhe ju se do “thyeni hundet”.

Bardh Spahia shton më tej se kercenimet dhe tentativat e policise per te intimiduar protestuesit e djeshem nuk trembin askend.

Perkundrazi, thotë ai, do te marrin reagimin e qytetareve shkodrane, te cileve po ju mbaron durimi.

Spahia:  “Hiqni dore nga provokimet sepse do te konsiderohen te pa tolerueshme, pasojat mund te jene shume te renda dhe pergjegjesia do jete komplet e juaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here