Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë vizitës së tij në SHBA informoi kongresmenët për ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi dhe procesin e vettingut.
Ruçi falenderoi SHBA për vëmendjen kushtuar rajonit të Ballkanit.
Kryeparlamentari kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri.
“Heqja e tatimit të dyfishtë Shqipëri-SHBA, i bën kompanitë amerikane më të interesuara për investime”, tha Ruçi.
Kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi, mori pjesë në forumin parlamentar për inteligjencën dhe sigurinë në Ëashington D.C.
Ai shoqërohej në forum nga Taulant Balla, Mimi Kodheli, Anastas Angjeli dhe Fatmir Mediu.