Thethi serish i bllokuar, Debora “pushton” zonen, e pakalueshme Qafa e Thores

0
1063

Qendroi me pak se 24 orë i hapur pas ndërhyrjes së mjeteve të autoritetit rrugor Shqiptar, e më pas dëbora e izoloi sërish. Zona turistike e Thethit prej 2 ditësh është sërish nën pushtetin e reshjeve të dëborës, të cilat kanë bllokuar aksin nga Qafa e Thores deri në zemer të fshatit.

Reshjet me stuhi dhe orteqet kanë ndikuar që trashësia të arrijë sërish në 50 centimeter, ndërsa këtë radhë ende askush nuk ka ndërhyrë për rihapjen e saj. Firma e kontraktuar nga pushteti vendor ka hequr dore që në ditët e para të dëbores, duke e lënë rrugën në mëshirë të fatit, ndërsa ARRSH nuk e ka në kompetencë e për pasoje edhe herën e parë dërgoi fadromat pas kërkesës së institucionit të prefektit. Në bashkinë Shkoder nuk kanë dhënë asnjë sqarim mbi fatin që do të kenë 14 kilometrat e kësaj rruge këtë dimer, por shenjat e para të dhëna po dëshmojnë se Thethi në veçanti, e zona e Dukagjinit në tërësi do të vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora me muaj të tërë. Shqetesimet janë krijuar përveç bllokimit të rruges, edhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku rrjeti i amortizuar apo dëmtimi i linjave ka bërë që zona të jetë në errësirë. Gjithashtu për emergjencat shendetesore, e vetmja rrugë në rast nevoje për banorët, është ajo e ndërhyrjes nga ajri, pasi autoambulancat nuk mund të lëvizin. Telenovela e bllokimit të rrugës së Thethit do të na shoqërojë sërish, këtë herë duke ndryshuar vetëm një pjesë të aktoreve, por edhe retorikën e sulmeve apo masave të marra, që deri me tani janë thuajse zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here