Vazhdon kriza e Vllaznisë, Tjetër humbje per kuqeblute, Gjoka ka akoma shpresë

0
778

Vllaznia regjistron një tjetër humbje. Këtë radhë në transferte me ekipin e Flamurtarit, humbje kjo që e rëndon akoma më tepër situaten në kampin kuqeblu. Në këtë mënyrë, Vllaznia vazhdon të qëndrojë në kuoten e 12 pikëve në tabelen e klasifikimit, ndërkohë që përpos rivalitetit me gjirokastritët e Luftëtarit, kërcënime vijnë edhe nga vendi i fundit i tabeles së klasifikimit kur kemi parasysh fitoren surprizë të Lushnjes ndaj Kukësit në transferte 1 me 3, tre pikësh që i ngre lushnjarët në kuoten e tetë pikëve.  Sa i përket ecurisë së lojës, në përballjen ndaj vlonjatëve, kuqeblutë `e filluan takimin me probleme, fillimisht që në minuten e parë me një dëmtim të Antonio Markut ku gjatë dyluftimit në zonë me vlonjatin Hoxha rrezikon vazhdimësinë por, edhe pse për disa minuta pa ndjenja arrin të rikthehet në fushën e lojës. Goli i parë i avantazhit për Flamurtarin vjen në minuten e tetë kur pas një gjuajtje të vendasve,  topi përplaset në traverse pas devijimit nga ana e portjerit  Sherri dhe më pas Musta me portën bosh shënon. Më pas, nën shoqërimin e reshjeve të shiut si dhe të një ere të fortë, Flamurtari më tepër epërsi ku edhe mund ta dyfishonte avantazhin. Ndërkohë, 45 minutat e dyta kanë një pamje tjetër në fushën e lojës për Vllazninë, e cila ka më tepër grintë dhe agresivitet, gjë që sjellin edhe disa raste shënimi në porten vlonjate. Përpos rasteve të regjistruara, Vllaznia pretendon edhe për një penallti në favor të saj në minuten e 74-tërt. Dhjetë minutëshi i fundit është i tëri për Vllazninë që kërkon me insistim golin e barazimit, por goli vjen përsëri në portën e Vllaznisë. Është minuta e 88-të kur Kamara shënon me kokë, pas një këmbëngulje në zonën kuqeblu. Vllaznia arrin të shënojë një gol me autor Orelesin në kohën shtese, por që për arbitrin është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje, duke hasur përsëri në reagimet e kuqebluve. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri kuqeblu, Ernest Gjoka pranon se humbja e rëndon më shumë situaten në kampin shkodran, por përsëri ka shpresë për reagimin pozitiv të skuadrës në vazhdimësi,

Java e ardhshme e përballë Vllazninë me Kamzen në “Loro Boriçi”, por më heret, kuqeblutë luajnë në mesjavë ndeshjen e kthimit të kupëss së Shqipërisë me Tiranën po në “Loro Boriçi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here