Xhaçka ne repartin e Vau Dejesit, “Do te merrni gjithçka qe meritoni, puna juaj e vleresuar”

0
717

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga zëvendësministri Petro Koçi, zhvilluan një vizitë në batalionin e 1-rë të këmbësorisë në Vaun e Dejës. Drejtuesja e dikasterit të Mbrojtjes u njoh nga komandanti Ali Mali, me punën e batalionit, arritjet, por edhe problematikat, ndërsa premtoi më shumë vëmendje dhe kujdes për trajtimin e ushtarakëve. Më pas, ministrja zhvilloi një takim me të gjithë efektivët e batalionit, të cilët i përgëzoi për punën dhe agazhimin e tyre, dhe i siguroi ata për vëmendjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimit të tyre.

Ajo përgëzoi efektivët edhe për kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare ku ata kanë marrë pjesë në të shkuarën.

Batalioni i 1-rë të këmbësorisë në vaun e Dejës, është një ndër repartet ushtarake më të rëndësishme të Forcës Tokësore, dhe mban peshën kryesore gjatë emergjencave civile në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here