Saturday, January 25, 2025
Home Politikë Deri nesër aplikimet për kryeprokuror, Rama përsërit ftesën për opozitën

Deri nesër aplikimet për kryeprokuror, Rama përsërit ftesën për opozitën

0
771

Aplikimet për postin e kryeprokurorit të përkohshëm do të vijojnë deri nesër në orën 18:00.

Ndërkohë kryeministri Rama përsëriti apelin drejtuar opozitës për të zgjedhur një emër me konsensus.

Edi Rama: “Përfitoj nga rasti t’i drejtohem përsëri ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëve të prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi mundësinë dhe të drejtën të zgjedhim Prokurorin e Përkohshëm, ashtu siç kishim të drjetën të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën në mënyrë të vazhdueshme opozitës dhe nuk e shfrytëzuam në emër të interesit kombëtar e publik, sot përsëri ne jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentit, qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik të vëndit tonë që është në radhë të parë i materializuar në çeljen e negociatave.

Nuk na çon nevoja për të trokitur në dyert e opozitës por vetëdija se kështu është më mirë për vendin tonë, siç ishte më mirë që ne bëmë marrëveshjen për zgjedhjet dhe nuk vazhduam drejt për të pasur sot një shumicë me 100 deputetë, duke pasur të gjithë mbështetjen e SHBA e BE, përderisa PD donte të qëndronte jashtë shinave të procesit normal kushtetues e demokratik. Bëmë gjënë e duhur atëherë, duam ta bëjmë gjënë e duhur sot. Ne do ta kërkojmë deri në fund. Ky është dallimi që ne kemi me shumicat paraardhëse.

PS ka mbledhur grupin parlamentar te PS , paraditen e sotme.  

Afati i aplikimit të kandidatëve skadon të martën në 18:00

Komisioni i Ligjeve vendosi pasditen e së enjtes pesë ditë afat për të shprehur interesin përfaqësuesit e akuzës, teksa u bë e ditur se në këtë afat do të përfshihen dhe ditët e pushimit.

Deri më tani ka paraqitur kërkesën e tij Ferdinand Elezi, prokuror i Apelit të Durrësit.

Dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen më parë nga Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe më pas do të kalohet në proces votimi në Parlament.

Kryeprokurori i përkohshëm do të qëndrojë në detyrë deri në konstituimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here