Politikania Erisa Xhixho këtë vit, përveç gjithë impenjimeve si pjesë e LSI apo edhe impenjimeve në punë e familje, është pjesë e shoë-t “C`est la Vie`”.
Gjatë mbrëmjes së sotme Erisa Xhixho ka zbuluar se është në pritje të ëmbël.
“Është një moment shumë i lumtur që po kaloj unë dhe familja ime, sepse jam në një pritje të fëmijës së dytë”- tha Erisa Xhixho.
E pyetur nga Marina se sa muajshe është, Erisa Xhixho u shpreh se ka kaluar 3 mujori i parë. Kujtojmë se politikania është nënë e një djali të quajtur Henri.