Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj dhe nënkryetari i komisionit Flamur Noka janë përfshirë në debat mes tyre ndërsa numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes po raportonte për përballimin e përmbytjeve të fillim dhjetorit.
Shkak është bërë mosdhënia e fjalës për zotin Noka. Ky i fundit tërhoqi forcërisht mikrofonin.
Debatet vijuan derisa deputetët e mazhorancës u larguan nga mbledhja.