Ftesa e Ramës për opozitën, ironia e Vasailit: Ligjet copë-copë nga ai dhe suflerët që s’flasin shqip

0
582

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’ Vasili ngre pyetjen se kush ia ka dhënë këtë të drejtë Ramës. Mes të tjerash ai pohoi me ironi se pas ftesës së Ramës për opozitën, tashme kjo e fundit do të kthehet në Kuvend për të rregulluar ligjet e bëra copë-copë.

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri do qe te vjedhe kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik.
Ky kryeministri flet dhe thote: se paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.
Kush ja dha kete te drejte narkotrafikantet?Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore.
Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik spjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.
Ku i ka kryeministri 84 vota?
Apo spjegimet, qe nuk i pelqejne nuk i mban mend,i mohon,i refuzon.
Ka konsensus të plotë me opozitën dhe që nga sot le të kthehemi në Kuvendin e Shqipërisë dhe të rregullojmë ligjet e bëra copë copë nga ai dhe sufleret e tij qe nuk flasin shqip.
Ndryshe, ne se e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeministër shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe maxhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet.
Ndaj këtij banditizmi ka vetëm një përgjigje: përmbysje pa asnjë hezitim me ccdo mjet e mënyrë.
Shteti ligjor në rrezik, kjo ështe emergjence kombetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here