I është dhënë sot lamtumira e fundit, Aleksander Ndokës, vëllait të ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa po hynte në banesen e tij në lagjen “Nëne Tereza” të qytetit të Lezhës.
Në ceremonine mortore kanë marrë pjese miq të afërm dhe bashkëpunëtor të Ndokës, ndërkohe që të pranishëm ishin dhe aktorë të politikës lokale.
Në ceremoninë mortore ishte dhe djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, pasi Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë lejë për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Ai është sjellë nga dy furgona policie, ndërsa ishte në vëzhgim nga efektivet gjatë gjithë ceremonisë.
Gjithçka ka kaluar në heshtje, ndërsa familjaret dhe të afërmit ju kanë qëndruar larg mediave duke mos folur asnjë fjalë për vrasjen e 48-vjeçarit Aleksander Ndoka.
Nga ana tjetër policia e Lezhës sëbashku me specialistë të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet në lidhje me ekzekutimin mafioz të 48-vjeçarit Ndoka.
Lexoni dhe: Mesazhi prekës i ish-deputetit të PS për vëllanë e vrarë: Ky rrugëtim u pre shumë shpejt nga ligësite që mbulohen nga errësira e natës