Sunday, January 19, 2025
Home Kronika Kryeprokurori i përkohshëm, skadon sot afati i aplikimeve

Kryeprokurori i përkohshëm, skadon sot afati i aplikimeve

0
647

 

Sot përfundon afati për paraqitjen e dosjeve të kandidatëve për Kryeprokuror të përkohshëm të Shqipërisë.

Komisioni i Ligjeve vendosi pasditen e së enjtes pesë ditë afat për të shprehur interesin përfaqësuesit e akuzës, teksa u bë e ditur se në këtë afat do të përfshihen dhe ditët e pushimit.

Deri më tani ka paraqitur kërkesën e tij Ferdinand Elezi, prokuror i Apelit të Durrësit.

Dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen më parë nga Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe më pas do të kalohet në proces votimi në Parlament.

Kryeprokurori i përkohshëm do të qëndrojë në detyrë deri në konstituimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here