Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Kufiri detar, Vujanoviç sqaron kërkesën e Ministrit malazez ndaj Bushatit

Kufiri detar, Vujanoviç sqaron kërkesën e Ministrit malazez ndaj Bushatit

0
999

Presidenti Filip Vujanoviç dhe homologu i tij shqiptar Ilir Meta kanë mohuar zërat për çështje të hapura mes dy vendeve, duke iu referuar kështu kërkesës së diplomatit malazez ndaj Ministrit Bushati për të diskutuar kufirin detar.

Vujanoviç tha se këto janë çështje teknike të marrëveshjes pasi marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha pozicionet kufitare janë të qarta.

Pyetje: Ju thatë që nuk kemi çështje të hapura, Presidenti Meta tha se kufiri është ai që na bashkon por më lejoni të kujtoj që në janar të këtij viti Ministri i Jashtëm malazez i kujtoi homologut Bushati diskutimin për kufirin detar, përcaktimin e kufirit detar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. A keni diskutuar mbi këtë temë?

Vujanoviç: Nuk mendoj që kemi pyetje të hapura për kufirin me Shqipërinë, është vetëm një çështje teknike e marrëveshjes. Nuk vë re që të kemi ndonjë çështje të hapur me Shqipërinë.Marrëdhëniet tona në të gjitha pozicionet kufitare me Shqipërinë janë të qarta dhe marrëdhënie miqësore. Kemi nevojë të avancojmë me qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave.Ndërsa kjo pyetje nga të dy anët e konsiderojmë si çështje teknike, por mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të mbyllura.

Meta: Edhe unë besoj se mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk ekziston asnjë problem substancial dhe çdo problem formal që mbetet për tu formalizuar duhet konsideruar si një proces teknik.Të dy vendet kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të përzemërt.Por edhe si vende anëtare të NATO-s dhe vende të përkushtuara për tu anëtarësuar në BE e kanë të qartë rrugën që duhet të ndjekin për të formalizuar çdo çështje që është në interesin e përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here