Shfuqizohet urdhri për linjat ndërqytetëse

0
1099

Ministri i transportit Damian Gjiknuri ka shfuqizuar urdhrin 3917 të paradhësit të tij Sokol Dervishaj për rregullimin e linjave ndërqytetëse.

Kjo për shkak se operatorët që  kryejnë linjat ndërqytetëse kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme deri në protesta pasi sipas tyre ka pasur mbivendosje licencash. Shqetësim ky i ngritur vazhdimisht sidomos  nga operatorët e linjës Tiranë-Elbasan. Ministri Gjiknuri do të nis edhe një auditim përmes grupit të punës për të parë mënyrën se si janë miratuar 80 linja dhe 60 licenca nga ish ministri Dervishaj.

Pasi të përfundoi ky proces, ministria do të udhëzoj mënyrën e re për miratimin e linjave ndërqytetëse dhe kriteret  ligjore  që  duhet të  plotësojnë. Ministria e Transporteve garanton se gjithçka do të  bazohen në studimet përkatëse dhe nuk do krijojnë problematikë mbivendosjesh.

Ministri Gjiknuri arriti në këtë konkluzion pasi më herët urdhëroi ngritjen e një grupi pune që u kryesua nga sekretari i përgjithshëm i MIE Gentian Keri.

Grupi i punës analizoi problematikat dhe raporti mbi situatën e këtij sektori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here