Ish-kreu i komisionit hetimor për skandalin e CEZ, Taulant Balla dhe Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara dhe janë paraqitur ketë të hënë në Gjykatën e Tiranës, ku kanë ankimuar vendimin e prokurorisë që poshoi hetimet për privatizimin e OSHEE te CEZ.
Pas daljes nga gjykata ku i kanë paraqitur gjyqtarit Lazër Sallaku provat për cështjen, Balla dhe Karai e kanë cilësuar politik vendimin e pushimit të prokurorisë. Sipas tyre prokuroria nuk e studiuar dosjen pasi vendimi ka qënë i paracaktuar.
Taulant Balla: Në fund të seancës gjyqësore gjyqtari administroi dokumentacionin 5401 faqe. Prokuroria që ka arritur në përfundimin për të mbyllur këtë cështje ka marrë 10 ditë kohë për të shqyrtuar 5401 faqe nga data 19 shtator deri në 29 shtator, prokuroria nëse nuk e ka bërë një gjë të tillë do të kishte dashur të lexonte 540 faqe në ditë. Për fat të keq unë mendoj se nuk e ka bërë. Pyetja ime është kush janë këta prokurorë?
Romeo Kara: Për mua Prokuroria nuk e ka lexuar dosjen, ka marrë një porosi politike për ti shërbyer atyre që kanë në dorë prokurorinë sot. Kjo cështje nuk do mbyllet, do ta nxjerr këtë çështje nga zyrat e skutat e errëta të Prokurorisë në dritë të diellit.
Juristi Romeo Kara ish-kreu i komisionit hetimor, Balla, pretendojnë se marrëveshja e privatizimit me çekët përbën vepër penale dhe për këtë qëllim përgjegjësit duhet të nxirren përpara ligjit.