Zgjedhja e Kryeprokurorit, Manja: Dy arsyet pse nuk mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë

0
757

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mëngjesin e kësaj të hëne gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka treguar arsyet se përse nuk mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Dy arsyet kryesore sipas Manjës është bllokimi i ligjit të Vetting-ut dhe mungesa e ardhjes së kandidaturave nga shoqëria civile.

“Komisioni i Ligjeve ka hapur procedurat për përcaktimin e Prokurorit të përkohshëm. Komisioni i Ligjeve ka vërejtur se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë vendosur, nuk ka parashikuar zgjatje të mandatit të prokurorit, por përfundimin pas mandatit 5-vjeçar,” tha Manja.

Në fjalën e tij, deputeti socialist tha dhe se Kuvendi e ka detyrim kushtetues për përfshirjen në këtë çështje.

Afati i fundit për shprehjen e kandidaturave është dita e nesërme (12 dhjetor) në orën 18:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here