Zv/Kryeministrja Mesi: Të hetohen marrëveshjet e tipit monopol

0
723

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës u organizua në Tiranë nga Autoriteti shqiptar i Konkurrencës konferenca ndërkombëtare me temë “13 vjet eksperiencë në politikën e konkurrencës në Shqipëri: aspekte të ligjit, ekonomisë dhe biznesit”.

Zv/Kryeministrja Mesi ka theksuar se Qeveria Shqiptare e konsideron themelore ekzistencën e ekonomisë së tregut të lirë të bazuar në iniciativën e lirë të sipërmarrësve.

Mesi duke inkurajuar Autoritetin e Konkurrencës në përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë për monitorimin pa ndërprerje të tregjeve të ndryshme dhe marrjen e vendimeve e masave korrektuese të shpejta dhe të zbatueshme, garantoi gjithashtu mbështetjen e çdo iniciative të Autoritetit për hetime të thelluara në segmente të ndryshme të tregut pa dallim nëse bëhet fjalë për përqendrime, abuzime me pozitën dominuese apo për marrëveshje të tipit monopol.

Kjo konferencë ndërkombëtare, e cila do të vazhdojë punimet edhe gjatë datës 12 Dhjetor, 2017, ka si qëllim thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Autoritetit shqiptar të Konkurrencës me institucionet simotra në rajon dhe më gjerë.

Ekspertë, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, akademikë dhe personalitete të fushës do të trajtojnë sfidat me të cilat përballemi, me fokus të veçantë gjetjen e rrugëve për një përafrim të shpejtë me modelin institucional mbizotërues në Bashkimin Evropian (BE).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here