Bushati në Bruksel: 2018 një vit i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë dhe rajonit

0
699

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së

Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare dhe nënvizoi se ‘arritjet e deritanishme të Shqipërisë  në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian përbëjnë një bazë të shëndoshë për punën e mëtejshme në kuadrin e negociatave të anëtarësimit’. Shqipëria, tha ministri, e konsideron vitin 2018 si një vit të rëndësishëm për ne dhe rajonin dhe ne  kemi treguar vazhdimisht vendosmëri dhe konsistencë në orientimin tonë Euro-Atlantik.

Ministrat e Jashtëm vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave dhe nënvizuan rëndësinë e rezultateve në reformën në drejtësi për ecurinë e integrimit evropian të vendit.

Një vlerësim i lartë u shpreh për rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv. Gjithashtu, gjatë takimit u vlerësua edhe qëndrimi i Shqipërisë në kuadër të nismave rajonale si dhe marrëdhëniet konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here