Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, apeloi sot kryeministrin Rama ti hapë rrugë zbatimit të reformës në drejtësi.
Sipas tij, çdo vonesë do të ketë pasoja të mëdha për vendin dhe integrimin në BE.
Dule nënvizoi se reforma do të shkaktojë plagë të renda por është e domosdoshme për zhvillimin e metejshëm të vendit
Vangjel Dule: Duhet që qeveria, zoti Rama i cili më mirë se kushdo e di se ndodhet me votën e vjedhur dhe të manipuluar nëpërmjet parave të pista të narkotrafikut, duhet që të lirojë zhvillimet dhe ti hapë rrugën implementimit të atyre reformave të cilat mund të jenë të dhimbshme, mund të kërkojnë edhe sakrifikimin e interesave të pushtetarëve por që janë një amalgam në plagët, gjë gjatë këtyre 27 viteve klasa politike i ka lënë vendit, shoqërisë dhe fateve të saj.
Deklaratat Dule i bëri nga fshati Aliko i bashkisë Finiq, ku u përkujtua vrasja në kufi e 4 martirëve të demokracisë në 12 dhjetor të vitit 1990.
Ceremonia u organizua në qendër të fshatit ku është edhe memoriali kushtuar 4 heronjve.