Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Gara për Kryeprokuror, sot afati i fundit për aplikimet

Gara për Kryeprokuror, sot afati i fundit për aplikimet

0
723

Dita e sotme është afati i fundit i lënë në dispozicion për kandidatët për të aplikuar për Prokuror të Përgjithshëm të pëkohshëm. Afati përfundimtar skadon në orën 18:00, ndërsa më pas do të jete një Komision që do të kontrollojë kandidatët.

Vendi vakant i mbetur në krye të organit të akuzës, pas skadimi të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka bërë që shumë nga prokurorët që plotësojnë kriteret të shprehin interesin për këtë post.

Ndër emrat që pritet të shprehin interes për të qene në krye të organit të akuzës, deri në krijimin e Këshilli të Lartë të Prokurorisë, është ai i Olsian Çelës, aktualisht prokuror të Krimet e Rënda.

Çela ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt ish-kryeprokurores Ina Rama e cila i kishte besuar edhe kreun e kësaj prokurorie gjatë kohës që ajo ishte në krye të organit të akuzës.

Po nga kjo prokurori pritet të aplikojnë edhe prokuror të tjerë si Besnik Muçi apo Henrik Ligori.

Ndërkohë nga Prokuroria e Tiranës një tjetër emër që flitet se do të kandidojë është edhe ai i prokurorit Dritan Rreshka, i cili ka mbajtur për disa vite postin e ish kreut të Task-Forcës, ndërsa aktualisht shtron detyren në këtë prokurori si prokuror i thjeshtë.

Ferdinand Elezi, kreu i prokurorisë së Apelit të Durrësit është një tjetër kandidat që ka shprehur interes për kete post, i cili mësohet se ka qenë i pari që ka dorëzuar në Kuvend dokumentacionin.

Edhe prokurorja Arta Marku, e cila aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here