Këto foto të rralla janë shkrepur nga fotografi Joachim Ladefoged. Në përshkrimin e faqes së tij morëm disa nga fotot e tij më pikante, nga një koleksion prej më se 54 fotosh, të quajtura thjesht: “Shqiptarët”.
Sipas tij, “Shqipëria është shteti më i varfër i Evropës. Ishte një prej gjërave më emergjente, tranzicioni i dy viteve të para të periudhës post-komuniste. Në janar 1997, firmat piramidale ranë në kolaps dhe mijëra vetë humbën të ardhurat e tyre. Revoltat pushtuan vendin, ndërsa gangsterë të armatosur filluan të patrullonin vendin, ndërsa këta të fundit morën përfundimisht kontrollin për disa muaj. Shumë prej armëve, përfunduan për ata dy milionë shqiptarë të Kosovës që jetonin nën tiraninë e Slobodan Millosheviç-it, i cili dëshpërimisht tentonte ta mbante të bashkuar këtë pjesë të fragmentuar të ish-Jugosllavisë”.
“Tensionet e ngahershme dhe furnizimi me armë nga Shqipëria, bëri që të ngjiste një luftë guerile, që u quajt Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kur NATO, bombardoi serbët më 1999, filloi edhe eksodi më i madh i njohur i refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 1 milionë njerëz ikën nga shtëpitë e tyre, drejt vendeve kufitare. Me rikthimin e tyre, ndodhën edhe hakmarrjet e para, duke u vrarë të pafajshëm e madhe edhe serbë, që nuk kishin asnjë lidhje me luftën”, shkruan ndër të tjerash fotografi Joachim Ladefoged, i cili dokumentoi historinë e shqiptarëve në vitin e mbrapshtë, 1997. Kulmi i tij arriti me daljen në treg në vitin 2000, me këto fotografi, të librit të tij “Shqiptarët”.