Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar Lulzim Basha në 27-vjetorin e themelimit të PD. Kjo është një ditë reflektimi -tha Kryemadhi- për rrugën e Shqipërisë që atëhere dhe deri tani.
Kryemadhi: Uroj 27 vjetorin e Partisë Demokratike. I uroj suksese edhe liderit të saj Z. Lulëzim Basha. PD lindi si një nevojë për ndryshim dhe kjo është ditë reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur një rol të spikatur në mazhorance dhe në opzitë. Opozita shqiptare sot përballet më sfida të ngjashme me ato të Dhjetorit të 90
Dhjetori i 90 është një mësim si rrëzohen diktaturat, tha kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.