Kryeprokurori/ Kandidatët nesër në seancë dëgjimore, PD nuk merr pjesë

0
689

Pasditen e së martës, ora 18:00, është mbyllur procesi i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkoshëm. Zyrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë në garën për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Kryeprokurorit.

 

 

Dy ditë më parë ishte prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi i pari që zyrtarizoi kandidaturën. Dje ishte Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, ndërsa sot janë zyrtarizuar edhe 5 emrat e tjerë.

Kandidatët për Kryeprokuror janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani, dhe Artur Selmani.

Ashtu siç edhe kishte njoftuar më herët kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas kësaj faze, do të fillojnë seancat dëgjimore me kandidatë.

Ditën e nesërme në orën 15:00 do të zhvillohet edhe seanca dëgjimore. Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në këto seanca dëgjimore.

“Pastaj komisioni ka edhe dy ditë të tjera kohë për të bërë një vlerësim të kritereve dhe të meritës për secilin nga kandidatët që do të jenë pjesë e kësaj gare”, u shpreh më herët deputeti Manja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here