Meta pret ne takim ministrin italian te Drejtesise: Mirenjohje per ndihmen qe ky vend i ka dhene Shqiperise per fushen e drejtesise

0
723

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë takimit, Meta ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë.

 

 

Presidenti është shprehur gjithashtu se duhet të implementohet reforma në drejtësi dhe forcat politike duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv.

“Me kënaqësi te veçantë takova sot Ministrin Italian të Drejtësisë Andrea Orlando, të cilit pasi i shpreha mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë, nënvizova se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë ku forcat politike parlamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejtë me qëllim që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane, në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016”- ka thënë Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here