Njohja e Jerusalemit, Krasniqi: Bushati të mos përurojë rrugë por të…

0
920

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se Shqipëria duhet të shprehet në rastin e çështjet së Jerusalemit.

Krasniqi: Që të mos kalojë si zgjedhje individësh. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ketë qëndrim zyrtar. Ka vetëm një rrugë presidenti mbledh strukturën kryesore vendimarrëse: kryeministrin, kryetarin e parlamentit, ministrin e jashtëm dhe liderin e opozitës.

Madje dhe qeveria e Izraelit nuk  na ka kërkuar qëndrim ne po mundohemi t’i japim shumë më tepër rol Shqipërisë sesa mund të ketë.

Shqipëria duhet të informojë qytetarët e vet. Ka përgjegjësi publike.  Ministri i Jashtëm nuk ka pse të përurojë rrugë në Shkodër apo ndonjë fermer që prodhon misër, por të jetë në punë dhe të informojë qytetarët në fund fare se kush është pozicioni i Shqipërisë, edhe nëse Shqipëria nuk ka pozicion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here